Izraeli rrëzon me raketa dronët e Hezbollahut

Bota

Izraeli rrëzon me raketa dronët e Hezbollahut

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 00:29
Foto ilustrim

Autoritetet në Izrael thonë se kanë rrëzuar tre drone të Hezbollahut që po shkonin drejt një prej platformave të tij të gazit në një zonë të diskutueshme të Mesdheut.

Zyrtarët ushtarakë thonë se dronët u nisën nga Libani dhe u rrëzuan nga një kombinim i avionëve luftarakë dhe raketave të montuara në anije.

Hezbollah konfirmoi se kishte lëshuar dronët në një deklaratë të shkurtër, shkruan BBC.

Tensionet janë rritur midis Izraelit dhe Libanit mbi pronësinë e fushës së gazit Karish.

I dërguari i SHBA-së për energjinë Amos Hochstein po ndërmjetëson midis dy vendeve për të zgjidhur mosmarrëveshjen e gjatë.

Izraeli thotë se fusha shtrihet brenda zonës së tij ekskluzive ekonomike të njohur nga OKB-ja, por edhe Libani ka pretenduar për disa pjesë të saj.

Sulmi i raportuar i Hezbollahut vjen në mes të paqëndrueshmërisë politike në Izrael. Të enjten ligjvënësit votuan për shpërndarjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të pesta në katër vjet.

Votimi, i cili vjen pas rënies së koalicionit shumëpartiak të ish-kryeministrit Naftali Bennett, i ofron Benjamin Netanyahu, liderit të opozitës së krahut të djathtë, një shans për t’u rikthyer në pushtet.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat