LIVE: A ka presion Ukraina për t’i dhënë territor Rusisë në këmbim të paqes, flet Klitschko - Çfarë po ndodh mes Rusisë dhe Norvegjisë?

Bota

LIVE: A ka presion Ukraina për t’i dhënë territor Rusisë në këmbim të paqes, flet Klitschko - Çfarë po ndodh mes Rusisë dhe Norvegjisë?

Nga: BOTA SOT Më: 5 korrik 2022 Në ora: 06:07 Përditësuar në ora: 11:11 më 05.07.2022
Vitaliy Klitschko

345 fëmijë të vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Të paktën 345 fëmijë kanë vdekur në Ukrainë si rezultat i pushtimit rus dhe 644 janë plagosur, sipas një njoftimi nga zyra e prokurorit të përgjithshëm, shkruajnë mediat e huaja.

Shumica e viktimave të fëmijëve janë raportuar në rajonin e Donetskut 345, pasuar nga rajonet e Kharkiv 185, Kiev 116, Chernihiv 68, Luhansk 61, Mykolaiv 53, Kherson 52 dhe Zaporizhia 31.

Sipas Ukrainës, shifrat nuk janë përfundimtare. Më 3 korrik, një vajzë 9-vjeçare vdiq në qytetin Sloviansk, rajoni Donetsk. Më 3 korrik, trupat ruse bombarduan edhe një herë qytetin e Bakhmut, rajoni i Donetskut.

Një djalë 2-vjeçar dhe një vajzë 4-vjeçare kanë mbetur të plagosur. Përveç kësaj, sulmet e përditshme ajrore të Rusisë dëmtuan 2102 institucione arsimore në të gjithë Ukrainën. Nga të cilat 215 u shkatërruan plotësisht.

Tymoshenko: Lufta e Tretë Botërore ka filluar

Shpresat për një marrëveshje paqeje me Vladimir Putinin janë thjesht “iluzion”, tha për The Telegraph, Yulia Tymoshenko, udhëheqëse e Revolucionit Portokalli në Ukrainë në vitin 2004.

Tymoshenko, e cila erdhi në pushtet si kryeministre gjatë rebelimit të parë të Ukrainës kundër Kremlinit, paralajmëroi se çdo marrëveshje që do t’i dorëzonte territorin ukrainas Putinit vetëm do të inkurajonte presidentin rus që të pushtonte më tej vendin.

Zgjidhja e vetme, sipas Tymoshenkos është “përfundimi” i saj me shkatërrimin e plotë të ushtrisë ruse, pavarësisht rritjes evidente të numrit të ushtarëve të vdekur ukrainas.

Deklaratat e saj tani vijnë si një qortim për liderët perëndimorë, të cilët kanë lënë të kuptohet se heqja dorë nga pjesë të rajonit lindor të Donbasit të Ukrainës do të ishte një kompromis i domosdoshëm për paqen. Gjegjësisht, Franca dhe Gjermania janë shprehur të hapur ndaj kësaj ideje, pavarësisht forcimit të dukshëm të qëndrimeve të tyre në samitin e G7 fundjavën e kaluar, kur presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se “Rusia nuk mund dhe nuk duhet të fitojë”.

Tymoshenko ka frikë se ndërsa kostot ekonomike të konfliktit për Europën rriten, nisma për ta shtyrë Kievin drejt një marrëveshjeje paqeje do të bëhet gjithnjë e më popullore.

“Jam e besafuar që disa vende vazhdojnë të mbrojnë një politikë qetësimi ndaj Putinit. Kjo është e papranueshme për të gjithë Ukrainën. Marrëveshja e paqes është një iluzion, e vetmja rrugëdalje është fitorja në betejë. Çdo marrëveshje paqeje do të jetë hapi i parë drejt luftës së ardhshme”, tha ajo.

Ajo shtoi se, pavarësisht humbjeve të mëdha ushtarake, Putin po përpiqet të zgjasë luftën me shpresën se përfundimisht do të shfaqen përçarje brenda NATO-s.

Ajo ka mbështetur thirrjet e Presidenit ukrainas, Volodymyur Zelensky për Perëndimin për të furnizuar Ukrainën më armatim të rëndë. Forcat ukrainase thuhet se po humbasin deri në 100 ushtarë në ditë në Donbas.

Karrierra politike e Tymoshenkos përshkruan shumë mirë rrugën e paqëndrueshme post-sovjetike të Ukrainës, një periudhë e ndarë nga konfliktet e brendshme si dhe nga ndërhyrjet e Moskës.

Në vitin 2004, Tymoshenko morri pjesë në Revolucionin Portokalli, i cili dërgoi në protesta masive në rrugë që përmbysën zgjedhjet e manipuluara në në favor të kandidatit pro-Kremlinit Viktor Janukoviç.

Megjithatë, Revolucioni Portokalli u shndërrua shpejt në grindje të brendshme, duke lejuar që Yanukovych të merrte pushtetin në vitin 2010.

Më pas Tymoshenko u dënua me shtatë vjet burg për akuzat e shpërdorimit të detyrës. Ajo tha se akuzat ishin të motivuara politikisht dhe se ajo u lirua pas një kryengritjeje të dytë pro-perëndimore në Ukrainë në vitin 2014, kur Yanukovych u arratis në Rusi.

Tymoshenko, ka deklaruar se Lufta e Tretw Botërore tashmë ka filluar, pasi sipas saj , ka një probabilitet të lartë që Rusia të përpiqet të pushtojë vendet fqinjë si Moldavia, Bjellorusia, Gjeorgjinë, Kazakistanin dhe vendet skandinave dhe baltike.

Këshilla ime për këto vende do të ishte që të mos humbin kohë dhe të fillojnë të ndërtojnë forca të forta të armatosura dhe të bëhen anëtarë të NATO-s nëse nuk janë tashmë”, tha ajo.

Tymoshenko gjithashtu beson se Putini është gati të përdorë armë bërthamore.

Ajo beson se liderit rus mund të mos jetë mjaftueshëm vetëvrasës për të përdorur armë bërthamore kundër anëtarëve të NATO-s, por se ai mund të përdorë taktikën e përdorimit të kokave të vogla bërthamore taktike në Ukrainë, duke luajtur kumbar, pasi sipas Tymoshenkos, Perëndimi do të vazhdojë të mos përgjigjet.

Zelensky: Forcat ukrainase do të ‘thyejnë’ vullnetin e Moskës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se forcat e tij të armatosura nuk janë të dekurajuara në përpjekjet e tyre për të “thyer” vullnetin e Moskës për të ndjekur një luftë gati pesë-mujore.

Zelensky, mes tjerash, tha se nuk ka pasur ndryshime të rëndësishme në fushën e betejës në 24 orët e fundit, shkruan Skynews.

“Forcat e Armatosura të Ukrainës përgjigjen, zmbrapsin dhe shkatërrojnë potencialin sulmues të pushtuesve ditë pas dite. Ne duhet t’i thyejmë ata. Është një detyrë e vështirë. Kërkon kohë dhe përpjekje mbinjerëzore. Por ne nuk kemi alternativë”, tha ai.

Kryepeshkopi rus thirrje: Jepini fund luftës në Ukrainë

Kryepeshkopi i rajonit perëndimor të Belgorodit të Rusisë ka bërë thirrje për t’i dhënë fund “gjakderdhjes në tokën ukrainase”. Deklarata e tij është e rrallë  që bie ndesh me politikën e Kremlinit.

Vërejtjet e tij, të raportuara në mediat ruse , pasuan një seri sulmesh raketore në qytetet ruse të Belgorod dhe Kursk në kufirin e Ukrainës, për të cilat Moska ka fajësuar Kievin.

Mbrëmë, raketa nga forcat e armatosura të Ukrainës goditën njerëzit e Belgorodit që flinin në zonat e banuara”, shkroi kryepeshkopi, në një deklaratë të postuar në faqen zyrtare të kishës.

Midis të vdekurve ishin banorë të rajonit të Kharkivit, të Ukrainës që erdhën për të kërkuar strehim nga lufta në Belgorodin paqësor.

“Ne bëjmë thirrje për një lutje të veçantë për t’i dhënë fund gjakderdhjes që po ndodh në tokën ukrainase, por që sot ka arritur edhe në shtëpitë tona”, tha ai. 

Johnson: Do ta nxjerrim grurin nga Ukraina nëpërmjet Danubit

Udhëheqësit e grupit G7 po shikojnë mundësinë e nxjerrjes së drithit shumë të nevojshëm ukrainas jashtë vendit, nëpërmjet lumit Danub, ka njoftuar kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson.

Organizata Botërore e Tregtisë tha se një krizë ushqimore si rezultat i luftës në Ukrainë mund të zgjasë me vite pa ndërhyrje.

Miliona tonë drithë janë vendosur në magazina dhe portet e Ukrainës që nuk mund të eksportohen për shkak të një kombinimi të minave kundër anijeve në Detin e Zi dhe një bllokadë detare ruse.

Johnson thotë se Mbretëria e Bashkuar nuk do të shkelë Konventën e Montreux – një marrëveshje ndërkombëtare që rregullon trafikun detar në Detin e Zi dhe ka zgjidhje alternative që nuk përfshijnë praninë e luftanijeve britanike.

Johnson sqaroi se nxjerrja e grurit nga Ukraina mund të përfshijë një qasje më të ashpër.  “Ne po shikojmë gjithashtu mundësinë e përdorimit të lumenjve, duke përdorur Danubin në veçanti”, tha ai.

BE-ja do të krijojë platformë për rindërtimin e Ukrainës

Një program i stilit të Planit Marshall do të nevojitet për të rindërtuar Ukrainën” ka thënë Sekretarja e Jashtme, Liz Truss.

Truss ka thënë se Mbretëria e Bashkuar ishte vendosur në mbështetjen e saj për integritetin territorial të Ukrainës dhe do të vazhdojë të udhëheqë në mbështetjen e planit të rindërtimit.

Ky duhet të jetë një plan i ri Marshall për Ukrainën dhe duhet të drejtohet nga vetë Ukraina. Ne do të shtyjmë për investime të menjëhershme dhe për ta nxitur rritjen ekonomike sepse është absolutisht e domosdoshme që të fusim në lëvizje ekonominë e Ukrainës. Ne duhet të jemi në gjendje të mbështesim ukrainasit në Ukrainë, ne duhet t’u japim njerëzve shpresë për të ardhmen dhe duhet t’u japim atyre mjetet për të qenë në gjendje të mbështesim veten”, ka thënë Truss.

Shefja e BE-së, Ursula Von der Leyen ka thënë se BE do të krijojë një platformë rindërtimi për të koordinuar rindërtimin e Ukrainës pas luftës së saj me Rusinë.

Ukrainë, mbi 100 miliardë dëme në infrastrukturë nga pushtimi rus

Ukrainës do t’i duhen 750 miliardë dollarë për një plan rimëkëmbjeje pas pushtimit të Rusisë, ka thënë kryeministri ukrainas, Denys Shmygal.

Duke folur me liderët në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainësë në qytetin zviceran të Luganos, Shmygal ka thënë se kishte mbi 100 miliardë dollarë dëme në infrastrukturën ukrainase nga pushtimi rus.

Ai k a thënë tutje se plani i rimëkëmbjes duhej të ishte në tre faza dhe e para do të fokusohej në rregullimin e gjërave që kanë rëndësi për jetën e përditshme të njerëzve si furnizimi me ujë.

Shmygal shtoi se qeveria ukrainase besonte se një burim kyç financimi për planin e rimëkëmbjes duhet të jenë asetet e konfiskuara nga rusët.

Zelensky: Po zhvillojmë bisedime me Turqinë dhe OKB-në për eksportet e grurit

Ukraina po zhvillon bisedime me Turqinë dhe Kombet e Bashkuara për të siguruar garanci për eksportet e grurit nga portet ukrainase, tha të hënën presidenti Volodymyr Zelensky.

“Bisedimet në fakt po vazhdojnë tani me Turqinë dhe OKB- në (dhe) përfaqësuesit tanë që janë përgjegjës për sigurinë e grurit” tha Zelensky në një konferencë shtypi së bashku me kryeministren suedeze Magdalena Andersson.

“Kjo është një gjë shumë e rëndësishme që dikush të garantojë sigurinë e anijeve për këtë apo atë vend – përveç Rusisë , së cilës ne nuk i besojmë. Prandaj na duhet siguria për ato anije që do të vijnë këtu për të ngarkuar mallra ushqimore.” Zelensky tha se Ukraina po punonte “drejtpërdrejt” me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB -së Antonio Guterres për këtë çështje organizata “po luante një rol udhëheqës, jo si moderator”.

Raportet e lajmeve kanë sugjeruar javët e fundit se bisedime të tilla do të zhvillohen së shpejti në Turqi. Ukraina , një nga eksportuesit kryesorë në botë të drithërave, akuzon Rusinë për bllokimin e lëvizjes së anijeve të saj dhe Zelensky tha se 22 milionë tonë drithë ishin bllokuar në këtë moment me një korrje të mëtejshme prej rreth 60 milionë tonë që pritet në vjeshtë.

Rusia mohon se po bllokon çdo lëvizje të grurit dhe thotë se Ukraina është fajtore për mungesën e lëvizjes, pjesërisht për shkak të asaj që ajo thotë se janë operacione minerare në portet e saj. Ukraina e ka akuzuar gjithashtu Rusinë se ka vjedhur drithë nga magazinat e saj dhe për ta nxjerrë jashtë vendit – qoftë në zonat e pushtuara nga Rusia , në vetë Rusinë apo në vende të tjera.

Një zyrtar turk tha të hënën se Turqia kishte ndalur një anije mallrash me flamur rus në brigjet e saj të Detit të Zi dhe po heton një pretendim ukrainas se ajo po transportonte grurë të vjedhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat