Iu bashkua ushtrisë ukrainase, vritet nga forcat ruse modelja dhe snajperistja

Bota

Iu bashkua ushtrisë ukrainase, vritet nga forcat ruse modelja dhe snajperistja

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 14:36
Thalito do Valle

Një snajperiste braziliane është vrarë nga një sulm me raketa rus në Ukrainë vetëm 3 javë pasi ju bashkua luftës kundër ushtrisë së Vladimir Putin.

Thalito do Valle, 39 vjeçe, e cila ishte edhe modele, ka marrë pjesë në disa misione në botë, madje luftoi edhe kundër ISIS-it në Irak, shkruan Daily Mail.

Ajo ndërroi jetë pasi raketa rusi goditi një bunker ku ajo po qëndronte në qytetin e Kharkivit. Bashkë me të mbeti i vdekur edhe Douglas Burigo, një tjetër ish-ushtar brazilian, i cili ishte kthyer në bunker për të nxjerrë 39-vjeçaren.

Thalito do Valle publikonte shpesh video nga misionet e saj kundër ISIS dhe kishte me mijëra shikime në kanalin e saj të Youtube.

Ajo ka studiuar për drejtësi pasi punoi si modele dhe aktore në rininë e saj dhe ka marrë pjesë në shpëtimin e kafshëve me OJQ.

Vëllai i Thalitës, Theo Rodrigo Viera, e përshkroi atë si një heroinë që ka marrë pjesë në misione humanitare.

Pasi i mbijetoi një bombardimi në kryeqytetin ukrainas Kiev, Thalita i shpjegoi familjes së saj se nuk mund të fliste shumë pasi celularët po monitoroheshin nga dronët rusë dhe do t’i telefononte vetëm për t’i njoftuar se ishte mirë.

Hera e fundit që ata folën ishte javën e kaluar të hënën pasi Thalita sapo ishte zhvendosur në qytetin e Kharkiv.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat