Njihuni me balerinën ukrainase që iu bashkua ushtrisë për të mbrojtur vendin

Bota

Njihuni me balerinën ukrainase që iu bashkua ushtrisë për të mbrojtur vendin

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 20:10
Olesia Vorotnyk

Ukraina po përballet me pushtimin rus që nga 24 shkurti. Prej muajsh mijëra njerëz kanë humbur jetën, ndërsa miliona janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre.

Beteja tashmë është përqendruar në lindje të vendit, ku Vladimir Putin duket se kërkon ta aneksojë, pasi dështoi të marrë Kievin.

Ukrainasit janë vlerësuar për guximin e tyre për të mbrojtur vendin. Mijëra vullnetarë iu bashkuan ushtrisë që në ditët e para të luftës, duke dhënë kontributin e tyre.

Së fundmi, ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka nxjerrë në pah historinë e një balerine e teatrit të Operës dhe Baletit të Ukrainës, e cila iu bashkua ushtrisë pas pushtimit rus.

Olesia Vorotnyk tani është kthyer në skenë, ndërsa vazhdon stërvitjen e saj ushtarake. 30-vjeçarja ka 13 vite që merret me vallëzim profesional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat