Muftiu i Egjiptit miraton dënimin me vdekje për vrasësin e studentes Naiera Ashraf

Bota

Muftiu i Egjiptit miraton dënimin me vdekje për vrasësin e studentes Naiera Ashraf

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 21:46
Naiyera Ashraf

Gjykata e Mansoura ka dënuar sot me vdekje vrasësin e studentes Naiyera Ashraf, pasi Muftiu i vendit aprovoi vendimin unanim të gjykatës për ekzekutim.

I dënuari u shpall fajtor për vrasjen me paramendim të studentes së universitetit të Mansoura, në ngjarjen makabër të ekzekutuar para portës së institucionit.

Ngjarja ka shkaktuar zemërim të rëndë publik, sidomos për faktin se një video e tmerrit u shpërnda në rrjetet sociale ku shihet sesi viktima 21 vjeçare qëllohet mizorisht me thikë nga autori jashtë universitetit.

Krimi i rëndë ndodhi disa ditë pas një tjetër femicidi ku një studente në Jordani, Iman Irshaid u qëllua për vdekje brenda kampusit të universitetit nga një burrë.

E ndjera Naiera kishte raportuar më parë autorin te autoritetet dhe dëshmitar kishte qenë dhe babai i saj.

Pamjet e trupit të përgjakur të Naira u përhapën shpejt në rrjetet sociale në Egjipt, megjithë thirrjet për ndalimin e qarkullimit të pamjeve të rënda në rrjet.

Zyrtarët thanë se ajo kishte vdekur në vend ndërsa turmat kishin kapur vrasësin dhe e kishin rrahur teksa përpiqej të largohej.

Policia tha se vrasësi ka pranuar aktin dhe tha se e kishte bërë kur vajza kishte ndaluar t’i fliste në rrjetin Facebook pasi kishte refuzuar të martohej me të.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat