Rusia gëzohet për rënien e Boris Johnson

Bota

Rusia gëzohet për rënien e Boris Johnson

Nga: A.SH Më: 7 korrik 2022 Në ora: 15:07
Dimitry Peskov

Politikanët rusë po festojnë rënien e Boris Johnson, duke e cilësuar liderin britanik si një "kloun budalla" i cili më në fund kishte marrë shpërblimin e tij të drejtë për armatosjen e Ukrainës kundër Rusisë, përcjell Bota sot.

“Ai nuk na pëlqen ne, as ne nuk e duam atë”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov pak para se Johnson të qëndronte në Downing Street për të njoftuar dorëheqjen e tij.

Manjati rus Oleg Deripaska tha në Telegram se ishte një "fund i palavdishëm" për një "klloun budalla" ndërgjegjja e të cilit do të shkatërrohej nga "dhjetëra mijëra jetë në këtë konflikt të pakuptimtë në Ukrainë".

"Kllouni po shkon," tha Vyacheslav Volodin, kryetari i dhomës së ulët të parlamentit të Rusisë. “Ai është një nga ideologët kryesorë të luftës kundër Rusisë deri në ukrainasin e fundit. Liderët evropianë duhet të mendojnë se ku të çon një politikë e tillë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat