SHBA-ja thotë se Irani po përgatitet të dërgojë dronë në Rusi

Bota

SHBA-ja thotë se Irani po përgatitet të dërgojë dronë në Rusi

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 14:36
Dronët shihen në një vend nëntokësor në Iran. 28 maj 2022.

Qeveria amerikane tha se beson se Irani po planifikon t'i sigurojë Rusisë "qindra" mjete ajrore pa pilot, duke përfshirë dronë, për përdorim në luftën me Ukrainën.

Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, u tha gazetarëve më 11 korrik se Uashingtoni ka informacione që tregojnë se Irani po përgatitet të trajnojë forcat ruse për të përdorur dronët.

"Qeveria iraniane po përgatitet t'i sigurojë Rusisë deri në disa qindra UAV [mjete ajrore pa pilot], duke përfshirë UAV-të e aftë për armë, në një afat kohor të përshpejtuar", u tha Sullivan gazetarëve.

"Informacioni ynë më tej tregon se Irani po përgatitet të trajnojë forcat ruse për të përdorur këto UAV, me seancat e të trajnimit që janë planifikuar të nisin në fillim të korrikut," tha ai.

Dronët kanë luajtur një rol të rëndësishëm për të dyja palët në luftën në Ukrainë.

Forcat e Kievit kanë pasur sukses në përdorimin e UAV-ve të armatosura luftarake, Bayraktar, të prodhimit turk, ndërsa Uashingtoni dhe aleatët e tjerë i kanë ofruar Ukrainës donë më të vegjë të disa llojeve./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat