Të paktën pesë civilë janë vrarë në 24 orët e fundit, thonë autoritetet ukrainase

Bota

Të paktën pesë civilë janë vrarë në 24 orët e fundit, thonë autoritetet ukrainase

Nga: A.SH Më: 13 korrik 2022 Në ora: 16:52
Foto ilustrim

Granatimet ruse të Ukrainës vranë të paktën pesë civilë dhe plagosën 18 të tjerë gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi të mërkurën zyra e presidentit të Ukrainës, përcjell Bota sot

Shumica e vdekjeve ndodhën në provincën Donetsk, e cila është bërë fokusi i luftimeve aktuale.

Qyteti i Bakhmut u përball me granatime veçanërisht të rënda, tha shefi administrativ i Donetsk, Pavlo Kyrylenko.

Në provincën ngjitur Luhansk, të cilën forcat ruse dhe separatiste e kanë pushtuar, guvernatori Serhiy Haidai tha se ushtarët ukrainas janë ende duke luftuar për të mbajtur kontrollin e dy fshatrave në periferi.

Oblastet e Luhanskut dhe Donetskut së bashku përbëjnë rajonin e Donbasit të Ukrainës.

Zoti Haidai tha se rusët "qëllimisht po e kthejnë Donbasin në hi dhe thjesht nuk do të ketë njerëz në territoret e kapur".

Artileria ruse u qëllua edhe në qytetin Kharkiv, në verilindje të Ukrainës, ku një guvernator rajonal, Oleg Syniehubov, akuzoi forcat ruse se po përpiqeshin të "terrorizonin civilët".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat