LIVE: Zhvillime dramatike/ Zelensky ngre alarmin, zbulon ngjarjen shokuese; Putin nënshkruan një dekret të ri

Bota

LIVE: Zhvillime dramatike/ Zelensky ngre alarmin, zbulon ngjarjen shokuese; Putin nënshkruan një dekret të ri

Nga: Bota sot Më: 14 korrik 2022 Në ora: 06:12 Përditësuar në ora: 10:12 më 14.07.2022
Pamje nga lufta në Ukrainë

Aeroplanët rusë tentojnë të bombardojnë Ishullin e Gjarprit, dështojnë

Dy aeroplanë luftarakë rusë Su-27, kanë tentuar të sulmojnë Ishullin e Gjarprit i njohur nga ukrainasit si Zmiinyi Ostriv, ka njoftuar Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës.

“Bombat ranë në det, në afërsi të ishullit”, thuhet ndër tjera në kumtesë – duke mos dhënë detaje tjera.

Goditja e Ishullit të Gjarprit nuk është e lehtë, që forcat ruse e braktisën më 30 qershor pas ofensivës së ushtrisë ukrainase.

Ky ishull gjendet në jug të brigjet të Ukrainës në Detin e Zi, dhe konsiderohet si pikë e rëndësishme strategjike në luftën që shpërtheu gjatë 24 shkurtit.

Ishulli vazhdimisht ka qenë objektiv i sulmeve ajrore që kur u larguan rusët. E së fundmi dy helikopterë KA-52 e sulmuan, por nuk ishte raportuar për të vrarë apo plagosur.

Marina ruse është rigrupuar dhe sipas inteligjencës ukrainase, janë shkrepur tri raketa nga luftanijet dhe dy tjera nga nëndetësja – duke tentuar të godasin caqet e ushtrisë ukrainase. 

Ushtria ukrainase nis një sulm të ri ndaj forcave ruse në Kherson

Forcat ukrainase kanë goditur dy postblloqe ushtarake dhe një platformë uljeje në një zonë të kontrolluar nga Rusia në Ukrainën jugore, përcjell Bota sot.

Sulmi i ri në Nova Kakhovka në rajonin Kherson vrau 13 "pushtues", citoi Serhiy Bratchuk, zëdhënës i administratës rajonale të Odesa, deklaronte Komanda Operacionale Jug.

Ai nuk përmendi asnjë provë për numrin e të vdekurve.

Ministria ruse e mbrojtjes nuk ka komentuar menjëherë.

Arrestohet nga rusët shtetasi i tretë amerikan në Donbas, familja e tij pretendojnë se padrejtësisht po akuzohet

Ushtria e Donetskut dhe Luhanskut kanë zënë rob në Ukrainë, shtetasin amerikan Suedi Murekezi, 35-vjeç, shkruan The Guardian.

Amerikani u arrestua muajin e kaluar në Kherson, duke u bërë kështu shtetasi i tretë amerikanë që është arrestuar nga separatistët prorusë.

Vëllai i tij Sele Murekezi, ka thënë se Suedi ka jetuar në Ukrainë për më shumë se dy vite.

“Të gjithë jemi të brengosur për të, duket se është në rregull”, tha vëllai i amerikanit.

E pasi që për një muaj nuk kishin dëgjuar asgjë për të, Sele në orët e para të mëngjesit të 7 korrikut pranoi një telefonatë nga vëllai që i tha se është arrestuar në Donetsk, qytetin më të madh në të ashtuquajturën Republika Popullore e Donetskut që mbështetet nga Rusia.

Murekezi gjithashtu i tha se është në të njëjtin burg me Alexander Druke dhe Any Tai Nguk Huin, dy amerikanët e tjerë që Rusia muajin e kaluar i arrestoi.

Për dallim nga Druke dhe Huini, miqtë dhe familjarët e Murekezit thonë se ai nuk ka marrë pjesë në luftë në Ukrainë, dhe se atje kishte shkuar rreth katër vite më parë dhe se kishte jetuar në Kheron nga viti 2020.

Suedi i tha vëllait në telefon se po akuzohet padrejtësisht për pjesëmarrje në protestat proukrainase.

“Ata po e shfrytëzojnë për qëllime propagandistike”, tha vëllai i tij Sele.

Forcat ruse gjatë 2 marsit patën marrë nën kontroll Khersonin, e në javët e para pas futjes së trupave ruse kishin shpërthyer protestat proukrainase.

Këto protesta ishin ndërprerë nga trupat ruse që nuk hezitonin edhe të shtinin me armë mbi civilët. E Departamenti amerikan i Shteti, ka thënë se janë të informuar për arrestimin e Murekezit. 

Kombet diskutojnë hetimet për krimet e luftës në Ukrainë

Zyrtarë qeveritarë nga dhjetëra vende po takohen në Holandë për të diskutuar me kryeprokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare se si të koordinohen më së miri përpjekjet për të sjellë para drejtësisë autorët e krimeve të luftës në Ukrainë, përcjell Bota sot.

Që kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, forcat e tij janë akuzuar për abuzime që variojnë nga vrasjet në periferi të Kievit Bucha deri te sulmet vdekjeprurëse ndaj objekteve civile, duke përfshirë bombardimin e 16 marsit të një teatri në Mariupol.

Rreth 40 vende nga Bashkimi Evropian dhe nga e gjithë bota do të përfaqësohen në konferencën e së enjtes, e organizuar nga Ministri holandez i Punëve të Jashtme Wopke Hoekstra, prokurori i ICC-së Karim Khan dhe komisioneri i drejtësisë i BE-së, Didier Reynders.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy pritet t'u drejtohet përfaqësuesve të qeverisë në video-mesazhe të regjistruara përpara se ata të takohen me dyer të mbyllura për të diskutuar koordinimin e hetimeve dhe mbledhjen e provave ndërsa GJNP dhe vende të ndryshme ndjekin rastet e krimeve të luftës.

BE dhe Azerbajxhani planifikojnë marrëveshjen e gazit larg Rusisë

Komisioni Evropian u ka propozuar vendeve të BE-së një marrëveshje me Azerbajxhanin për të rritur importet e gazit natyror dhe për të mbështetur zgjerimin e një tubacioni për ta bërë këtë, sipas një draft dokumenti të parë nga Reuters.

Draft memorandumi i mirëkuptimit, i cili ka nevojë për miratim nga qeveritë e përfshira dhe mund të ndryshojë ende, është pjesë e përpjekjeve të Bashkimit Evropian për të pakësuar varësinë nga gazi rus pas luftës në Ukrainë, përcjell Bota sot.

“Palët aspirojnë të mbështesin tregtinë dypalëshe të gazit natyror, duke përfshirë eksportet në Bashkimin Evropian, nëpërmjet Korridorit Jugor të Gazit, prej të paktën 20 miliardë metrash kub gaz në vit deri në vitin 2027, në përputhje me qëndrueshmërinë tregtare dhe kërkesën e tregut”, tha. dokumentin e datës 11 korrik.

Tubacioni Trans-Adriatik, pjesa e fundit e rrjetit të tubacioneve të Korridorit Jugor të Gazit, solli vitin e kaluar më shumë se 8 bcm gaz azerbajxhanas në vendet evropiane si Italia.

Raketa godet qytetin Kramatorsk, ndërpritet energjia

Një raketë goditi qytetin e Kramatorsk, në rajonin e Donetsk, të enjten në mëngjes, tha kryebashkiaku, përcjell Bota sot.

“Ishte një mëngjes shqetësues.

Raketat ajrore godasin zonën industriale të Kramatorsk.

Në disa pjesë të qytetit ka ndërprerje të energjisë elektrike. Rreziku nuk ka mbaruar, strehohuni!”, tha Oleksandr Goncharenko në një postim në Facebook.

BE saktëson rregullat e sanksioneve në grindjen për transportet ruse në Kaliningrad

Në konfliktin për kufizimin e qarkullimit të mallrave ruse përmes Lituanisë për në eksklaven e Rusisë, Kaliningrad BE-ja ka vendosur direktiva të reja. Nëse me këtë zgjidhet grindja me Moskën mbetet të shihet.

Rusia lejohet parimisht sërish të kalojë mallra përmes hekurudhës nga Lituania në ekslaven ruse të Detit Baltik, Kaliningrad. Këtë e përcaktoi Komisioni i BE-së pas protestave për javë të tëra dhe kërcënimeve nga Moska. Sipas udhëzimit të Komisionit të BE-së, Rusia lejohet të transportojë mallra civile që ndodhen në listën e sanksioneve të BE-së si dru dhe çimento përmes hekurudhës nga Lituania për në eksklaven ruse Kaliningard. Por vazhdojnë të jenë të ndaluara transportet e mallrave përmes qarkullimit rrugor nga spedicionet ruse. Gjithashtu edhe përmes hekurudhës nuk lejohet të transportohen mallra, që mund të përdoren për qëllime ushtarake.

Lituanisë i kërkohet që të kryejë kontrolle, për të verifikuar nëse ka valë qarkullimi apo mallra "të pazakonta" me destinacion Kaliningradin. Si kriter referimi do të merret volumi i transporteve ruse gjatë tre vjetëve të fundit. Përmes kësaj rregulloreje synohet të pengohet, që Rusia të transportojë drejt vendeve të tjera përmes Kaliningradit mallra, që ndodhen në listën e sanksioneve duke u devijuar masave ndëshkuese.

Grindje për tranzitin

Shteti i Baltikut, Lituania që është anëtare e BE-së, por edhe e NATO-s, në mes të qershorit e kufizoi qarkullimin e mallrave mes Rusisë dhe Kaliningradit duke iu referuar sanksioneve të BE-së. Pasojë e kësaj ishin kërcënimet ruse me "hapa" kundër këtij vendi. Qeveria në Moskë akuzoi Vilnën, se po kufizon në mënyrë të palejueshme qarkullimin e mallrave. Konkretisht Rusia iu referua shfuqizimit të marrëveshjes ruso-lituaneze për kufijtë shtetërorë. Madje edhe lidhja e Lituanisë në një rrjet të përbashkët elektriku të aktivizuar në mënyrë të sinkronizuar është përmendur në këtë kontekst.

Gjermania qartazi për çtensionim 

Për vendosjen e rregullave të reja u angazhua veçanërisht Gjermania. Qeveria gjermane, sipas të dhënave nga qarqet e BE-së, druante se grindja për tranzitin mund të provokonte një përshkallëzim të rrezikshëm të tensioneve me Moskën, që janë gjithsesi të ashpra për shkak të luftës ruse kundër Ukrainës. Gjithashtu, sipas të dhënave nga Berlini, paraprakisht ka pasur marrëveshje konkrete për interpretimin e sanksioneve, të cilat nuk përputheshin me veprimet e Lituanisë.

Me rregullat e reja Komisioni i BE-së tani bën të qartë, se e e vendos të drejtën e Rusisë për tranzitin përmes hekurudhës mbi bazë ligjore, pasi në sfondin e sanksioneve Rusisë mund t'i ndalohej transporti i mallrave përmes Lituanisë.

Mbetet e hapur megjithatë, nëse direktivat e reja do të kontribuojnë për çtensionimin e situatës. Fakti që Lituania përmes kontrolleve mund ta zvarrisë qarkullimin e mallrave mes Rusisë dhe Kaliningradit, është një ndër aspektet që nuk ndikojnë në zbutjen e gjendjes. Të mërkurën (13.07) sipas të dhënave të radios lituaneze në kalimin kufitar u krijuan radhë të gjata kamionësh. Zëdhënësi i presidencës ruse, Dmitri Peskov, tha në konferencë shtypi në Moskë: "Nuk ka ende një zgjidhje përfundimtare të situatës."

Eksklava Kaliningrad përreth zonës që dikur quhej Königsberg midis shteteve të BE-së Lituanisë dhe Polonisë, është vetëm rreth 500 km larg Berlinit dhe mbi 1000 km nga Moska./DW

OKB, shpresa për një marrëveshje për eksportin e drithit nga Ukraina

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha të mërkurën se është rënë dakord gjerësisht për një marrëveshje midis Rusisë dhe Ukrainës, me Turqinë dhe Kombet e Bashkuara, për të eksportuar miliona tonë grurë ukrainas të bllokuar nëpër depo që kur filloi agresioni rus më 24 shkurt.

"Sot u shënua një hap i rëndësishëm dhe thelbësor," u tha zoti Guterres gazetarëve për zhvillimet në bisedime në Stamboll midis katër palëve. "Një hap në rrugën drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse."

Shefi i OKB-së theu heshtjen publike për negociatat, duke cituar një deklaratë të ministrit të mbrojtjes së Turqisë, i cili tha se është arritur një marrëveshje për pikat kryesore, përfshirë krijimin e një qendre koordinimi me Rusinë, Ukrainën dhe OKB-në; marrëveshje për kontrollet e grurit në porte; dhe sigurinë e anijeve që transportojnë grurin nga Odesa.

"Sigurisht, ky ishte takimi i parë," vuri në dukje zoti Guterres. "Përparimi ishte jashtëzakonisht inkurajues. Tani, delegacionet po kthehen në kryeqytetet e tyre dhe shpresojmë se hapat e ardhshëm do të na lejojnë të arrijmë një marrëveshje zyrtare."

Zoti Guterres nuk tha se kur do të ishte gati marrëveshja përfundimtare, por ai tha se shpresonte që palët të mblidheshin përsëri javën e ardhshme dhe të kishin një gati një marrëveshje përfundimtare.

Një zyrtar i OKB-së me dijeni për bisedimet tha se ishte një takim i rëndësishëm mes rusëve dhe ukrainasve ku ata arritën të bënin përparim të konsiderueshëm. në

Më shumë se 20 milionë tonë drithë ukrainas po mbahen në depo në portin e Odesës në Detin e Zi dhe dhjetëra anije janë bllokuar nga Rusia. Turqia tha se ka 20 anije tregtare në pritje, të cilat mund të ngarkohen shpejt dhe të dërgohen në tregjet botërore.

Marrëveshja për drithërat ka muaj që diskutohet. Zyrtarët e OKB-së ngritën alarmin pothuajse menjëherë pas fillimit të luftës për pasojat për sigurinë globale ushqimore nëse Ukraina, e cila është një nga eksportuesit kryesorë në botë të drithërave, nuk arrin të nxjerrë nga vendi eksportet.

Programi Botëror i Ushqimit thotë se 276 milionë njerëz në mbarë botën po përballeshin me urinë akute në fillim të këtij viti. Ata parashikojnë që ky numër të rritet me 47 milionë njerëz nëse konflikti në Ukrainë vazhdon./VOA

Ushtria ukrainase përpiqet të rimarrë qytetin e pushtuar në jug

Ushtria ukrainase pretendoi se kishte përdorur raketa për të shkatërruar një depo municionesh ruse në Nova Kakhovka, një qytet në lindje të portit Kherson të Detit të Zi të pushtuar nga Rusia.

Saktësia e goditjes së depos sugjeroi se forcat ukrainase kishin përdorur sisteme raketash të artilerisë së lartë të lëvizshmërisë së lartë, ose Himars, të furnizuara nga SHBA, raporton Independent, përcjell "Bota sot".

Agjencia ruse e lajmeve Tass tha se shpërthimi i raportuar ndodhi kur një depo e plehrave minerale shpërtheu. Disa përbërës në pleh mund të përdoren për municion.

Ndërkohë, zyrtarët ukrainas dhe rusë u takuan ballë për ballë të mërkurën për herë të parë pas disa muajsh. Delegacionet ushtarake nga të dy vendet dhe Turqia po zhvillonin bisedime në Stamboll për një marrëveshje të mundshme për të nxjerrë grurin nga portet e bllokuara dhe të minuara të Ukrainës përmes Detit të Zi.

Në bisedime u përfshinë edhe përfaqësues të Kombeve të Bashkuara. Ukraina është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të vajit të grurit, misrit dhe lulediellit, por pushtimi i Rusisë ka ndaluar dërgesat, duke rrezikuar furnizimet ushqimore në shumë vende në zhvillim dhe duke kontribuar në çmimet më të larta globale.

Ministri i Jashtëm ukrainas thotë se eksportet e grurit nga portet e vendit të tij nuk do të rifillojnë pa garanci sigurie për pronarët e anijeve, pronarët e ngarkesave dhe Ukrainën si një vend i pavarur.

Zelensky për t’i drejtohet Hagës për kriminelët rusë të luftës

Volodymyr Zelensky ka thënë se do t'i drejtohet forumit në Hagë dhe do të flasë për ndjekjen penale të kriminelëve rusë të luftës.

“Po përgatitem t'u drejtohem pjesëmarrësve të forumit në Hagë të Holandës, i cili do të mbahet nesër dhe i kushtohet ndjekjes penale të kriminelëve rusë të luftës. Demokracitë botërore janë të gatshme të bëjnë gjithçka që është e nevojshme për ta bërë çdo terrorist rus përgjegjës për të keqen ndaj ukrainasve”, tha Zelensky në fjalimin e tij të natës, raporton Independent, përcjell "Bota sot"

“Ne duhet të koordinojmë përpjekjet tona në mënyrë të tillë që të gjithë fajtorët të marrin dënime të drejta” pasi do të ketë një gjykatë, shtoi ai.

Në vendet e goditura nga beteja, Zelensky tha se pastrimi i mbeturinave vazhdoi pas sulmit rus në qytetin Chasiv Yar.

“Për momentin, në listën e të vdekurve janë 48 persona, mes të cilëve një fëmijë. Fatkeqësisht, numri i të shpëtuarve nuk ka ndryshuar - 9 persona. Ekipet e shpëtimit do të punojnë në vend derisa të pastrohen të gjitha mbeturinat”, tha ai.

“Ishte një nga sulmet më brutale ruse gjatë gjithë luftës – kaq shumë viktima… Ngushëllimet e mia për të afërmit dhe miqtë e viktimave”, tha Zelensky.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat