Zelensky për t’i drejtohet Hagës për kriminelët rusë të luftës

Bota

Zelensky për t’i drejtohet Hagës për kriminelët rusë të luftës

Nga: A.M Më: 14 korrik 2022 Në ora: 06:22
Volodymyr Zelensky

Volodymyr Zelensky ka thënë se do t'i drejtohet forumit në Hagë dhe do të flasë për ndjekjen penale të kriminelëve rusë të luftës.

“Po përgatitem t'u drejtohem pjesëmarrësve të forumit në Hagë të Holandës, i cili do të mbahet nesër dhe i kushtohet ndjekjes penale të kriminelëve rusë të luftës. Demokracitë botërore janë të gatshme të bëjnë gjithçka që është e nevojshme për ta bërë çdo terrorist rus përgjegjës për të keqen ndaj ukrainasve”, tha Zelensky në fjalimin e tij të natës, raporton Independent, përcjell "Bota sot"

“Ne duhet të koordinojmë përpjekjet tona në mënyrë të tillë që të gjithë fajtorët të marrin dënime të drejta” pasi do të ketë një gjykatë, shtoi ai.

Në vendet e goditura nga beteja, Zelensky tha se pastrimi i mbeturinave vazhdoi pas sulmit rus në qytetin Chasiv Yar.

“Për momentin, në listën e të vdekurve janë 48 persona, mes të cilëve një fëmijë. Fatkeqësisht, numri i të shpëtuarve nuk ka ndryshuar - 9 persona. Ekipet e shpëtimit do të punojnë në vend derisa të pastrohen të gjitha mbeturinat”, tha ai.

“Ishte një nga sulmet më brutale ruse gjatë gjithë luftës – kaq shumë viktima… Ngushëllimet e mia për të afërmit dhe miqtë e viktimave”, tha Zelensky.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat