“Ruani vendin e punës”, Hungaria paralajmëron qytetarët e saj

Bota

“Ruani vendin e punës”, Hungaria paralajmëron qytetarët e saj

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 14:48
Viktor Orban

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, ka paralajmëruar se me konfliktin në Ukrainë, në Europë ka filluar një “epokë lufte”.

Për Orbanin, sot po zhvillohet një “betejë e madhe” për burimet energjetike, ndërkohë që konflikte të tjera si “lufta për punë” po afrohen për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë nga një pjesë e madhe e komunitetit ndërkombëtar, në përgjigje të pushtimit të fqinjit të saj.

“Të gjithë ata që kanë një punë, ta vlerësojnë atë dhe të bëjnë gjithçka që është e mundur për ta mbajtur sepse muajt e ardhshëm pritet të sjellin një recesion ekonomik në Europë”, tha kryeministri Orbán në një intervistë për “Kossuth Radio”.

Presidenti hungarez, siç ka bërë që nga shpërthimi i luftës, ka qenë kritik ndaj vendimeve të marra nga Bashkimi Evropian. Për këtë arsye, ai i ka kërkuar Brukselit të pranojë se “ka bërë gabim” dhe se sanksionet ndaj Rusisë kanë dështuar, sepse në fakt po e dëmtojnë Evropën më shumë sesa Kremlinin.

“Bashkimi Evropian mendoi se ata mund ta shkurtonin luftën përmes sanksioneve, sepse dobësimi i Rusisë do të jepte rezultate të shpejta, por lufta vazhdon”, tha Orbán. Lideri hungarez madje ka guxuar të propozojë një zgjidhje për konfliktin e luftës. Sipas analizës së tij, ballafaqimi mund të ndalet vetëm me “bashkëpunim” dhe jo me “spekulime politike”, duke i hedhur një “thumb” opozitës që ka në vendin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat