Zelensky i dorëzon parlamentit rezolutë për shkarkimin e shefit të inteligjencës së Ukrainës

Bota

Zelensky i dorëzon parlamentit rezolutë për shkarkimin e shefit të inteligjencës së Ukrainës

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 21:33
Ivan Bakanov

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paraqiti një rezolutë në parlamentin e vendit për të shkarkuar kreun e agjencisë së inteligjencës së Ukrainës SBU, Ivan Bakanov.

Zelensky pezulloi Bakanov dhe Prokuroren e Përgjithshme të Ukrainës, Iryna Vendiktova të dielën, pasi ai njoftoi një hetim në departamentet e tyre, për shkak të pranisë së dyshuar të bashkëpunëtorëve rusë.

“Në përputhje me paragrafin e 14 të pjesës së parë të nenit 106 të Kushtetutës të Ukrainës, unë po paraqes një mocion për shkakrimin e (Ivan) Bakanov nga posti i shefit të Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës”, thuhet në projekt-rezolutën.

Rezoluta do të diskutohet në seancën e ardhshme plenare, e cila pritet të mbahet në 24 orët e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat