Një oficer policie u vra nga një mjet shpërthyes në qytetin e pushtuar

Bota

Një oficer policie u vra nga një mjet shpërthyes në qytetin e pushtuar

Nga: A.SH Më: 27 korrik 2022 Në ora: 23:00
Foto ilustrim

Oficeri u vra nga një mjet shpërthyes i vendosur nga "lëvizja e rezistencës" ukrainase, tha ministria e mbrojtjes e Ukrainës.

Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur edhe një polic tjetër.

Ministria e mbrojtjes tha se pajisja u aktivizua nga kontrolli i radios në një rrugë në veri të qendrës së qytetit.

Ky është i fundit në një seri sulmesh ndaj zyrtarëve lokalë në rajonet e pushtuara të Ukrainës.

Në qershor, një zyrtar pro-rus në rajonin Kherson u vra në një shpërthim. Në fillim të muajit, kreu i shërbimit penal të rajonit u shtrua në spital pasi një bombë shpërtheu pranë makinës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat