Ngiste veturën në gjendje të dehur, mbrojtësi brazilian shkakton vdekjen e motoçiklistit

Bota

Ngiste veturën në gjendje të dehur, mbrojtësi brazilian shkakton vdekjen e motoçiklistit

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 13:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Klubi brazilian, Palmeiras ka larguar nga skuadra qendërmbrojtësin 20-vjeçar, Renan Victor da Silva pasi ai përballet me akuzat për drejtimin e veturës në gjendje të dehur.

Klubi nga Sao Paulo e ka konfirmuar largimin e ish-reprezentuesit të Brazilit në grupmoshat U-17 pasi që ai vrau një motoçiklist teksa ngiste në gjendje të dehur dhe pa patentë shofer..

Renan luante në huazim te Red Bull Bragantino këtë sezon, por që ky i fundit e ndërpreu menjëherë marrëveshjen kur e kuptuan rastin në fjalë.

Aksidenti ka ndodhur pikërisht në atë qytet në provincën e Sao Paulos. Makina që drejtohej nga Renani ka kaluar në korsinë e gabuar dhe ka goditur një 38-vjeçar me motor.

Motoçiklisti u vra nga përplasja, dhe Renan do të përballet me akuzën e vrasjes me faj. Aktualisht ai është liruar pasi ka paguar një kusht prej afro 50,000 dollarësh.

Talenti premtues mund të përballet deri në dhjetë vjet burg. Mungesa e patentës së tij dhe gjendja e dehjes janë faktorë rëndues që kanë çuar në akuzë, pavarësisht se nuk ka pasur qëllim për të vrarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat