​SHBA do të dërgojë një miliard dollarë ndihmë ushtarake në Ukrainë

Bota

​SHBA do të dërgojë një miliard dollarë ndihmë ushtarake në Ukrainë

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 20:01
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë një miliard dollarë ndihmë në Ukrainë.

Paketa më e madhe e vetme e ndihmës ushtarake amerikane, e cila përfshin municione për armë me rreze të gjatë dhe automjete të blinduara të transportit mjekësor, ka bërë të ditur sot zëdhënësi i Pentagonit, Todd Brisill.

Paketa e ndihmës përfshin municione HIMARS, municione të sistemit të raketave tokë-ajër NASAMS dhe 50 transportues të blinduar të personelit M113.

Që nga sulmi rus në Ukrainë më 24 shkurt, SHBA-ja ka dërguar rreth 8.8 miliardë dollarë ndihmë në këtë vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat