Portugalia njofton ndihmë financiare për fermerët

Bota

Portugalia njofton ndihmë financiare për fermerët

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 00:22
Foto ilustrim

Qeveria portugeze njoftoi të shtunën disa paketa ndihme financiare për sektorin e bujqësisë për të zbutur humbjet që vijnë nga kushtet e pafavorshme të motit dhe pasojat e krizës në Ukrainë.

Ministrja e Bujqësisë Maria do Ceu Antunes tha se 500,000 euro (515,000 dollarë amerikanë) do të shpërndahen drejtpërdrejt për fermerët e prekur nga zjarret e javëve të fundit, 27 milionë euro (27,8 milionë dollarë amerikanë) për sektorët e prodhimit të proteinave shtazore dhe 57 milionë euro (58,7 milionë dollarë) në sektorë të tjerë duke përfshirë hortikulturën, bagëtinë dhe të mbjellat.

Sektori bujqësor i Portugalisë ka vuajtur shumë nga vala e të nxehtit të kësaj vere, thatësira dhe zjarret në pyje.

Si dhe inflacioni i çmimeve të inputeve dhe mungesa e furnizimit me drithëra të përdorura për ushqimin e kafshëve për shkak të ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit të shkaktuar nga kriza në Ukrainë dhe sanksionet ekonomike të vendosura ndaj Rusisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat