​Blinken: Irani i përfshirë prej vitesh në dhunën kundër Rushdie

Bota

​Blinken: Irani i përfshirë prej vitesh në dhunën kundër Rushdie

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 15:45
Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka akuzuar në mënyrë eksplicite Iranin se të paktën ka frymëzuar sulmi kundër shkrimtarit të njohur, Salman Rushdie.

”Institucionet iraniane kanë nxitur për dhunë ndaj shkrimtarit prej vitesh dhe media zyrtar duket e gëzuar për sulmin kundër tij. E gjitha kjo është e neveritshme”, thotë Blinken në një deklaratë të lëshuar nga Departamenti i Shtetit.

“Departamenti i Shtetit u bashkohet të gjithë atyre që dënojnë këtë sulm të urryer”, theksoi ai. ”Jo vetëm një gjigant i letërsisë, Rushdie ka luftuar gjithmonë për vlerën universale të lirisë së shprehjes, të besimi dhe medias. Derisa policia vazhdon hetimin, ne nuk duhet të harrojmë se ka forca të rrezikshme që përpiqen të minojnë këto të drejta, përfshirë gjuhën e urrejtjes dhe nxitjen e dhunës”, tha ia.

”Konkretisht, institucionet iraniane kanë nxitur dhunë ndaj shkrimtarit prej vitesh”, shtoi Blinken.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat