Kina dërgon trupat ushtarakë për stërvitje në Rusi

Bota

Kina dërgon trupat ushtarakë për stërvitje në Rusi

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 13:28
Foto ilustrim

Ministria Mbrojtjes në Kinë ka njoftuar sot se do të dërgojë trupa ushtarakë në Rusi për të marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta me Rusinë dhe vendet e tjera, përfshirë Indinë, Bjellorusinë dhe Taxhikistanin.

Ministria thekson se pjesëmarrja e Kinës në stërvitjet e përbashkëta me Rusinë nuk lidhet me situatën aktuale ndërkombëtare dhe rajonale.

Objektivi është thellimi i bashkëpunimit praktik dhe miqësor me ushtritë e vendeve pjesëmarrëse, zgjerimi i nivelit të bashkëpunimit strategjik ndërmjet palëve pjesëmarrëse dhe rritja e aftësisë për t’iu përgjigjur kërcënimeve të ndryshme të sigurisë”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat