Vriten tri motra në Dublin, arrestohet një 20-vjeçar

Bota

Vriten tri motra në Dublin, arrestohet një 20-vjeçar

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

Një adoleshente dhe dy motrat e saj më të vogla janë vrarë pas një incidenti të dhunshëm në një shtëpi në Dublin.

Oficerët e policisë u thirrën në një pronë në zonën Tallaght të qytetit rreth orës 12:30 të së dielës.

Dy fëmijë dhe një adoleshente u dërguan me ambulancë në Children’s Health Ireland (CHI) në Crumlin, por të tre u shpallën të vdekur më vonë, shkruan Indepedent.

Nga vendi i ngjarjes në spitalin e Tallaght u dërgua edhe një djalë me plagë të rënda, por që raportohet se është jashtë rrezikut për jetë.

Një burrë rreth të 20-ave u arrestua më pas në vendngjarje nga Njësia Mbështetëse e Armatosur e Gardës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat