​Nancy Pelosi në Erevan pas konfliktit mes Armenisë e Azerbajxhanit

Bota

​Nancy Pelosi në Erevan pas konfliktit mes Armenisë e Azerbajxhanit

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 20:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi, e cila mbërriti në Armeni, tha se vizita e saj është simbol i përkushtimit të SHBA-së për një Armeni paqësore dhe demokratike.

Pelosi, e cila është zyrtarja më e lartë amerikane që viziton Erevanin që kur vendi i vogël kaukazian fitoi pavarësinë në vitin 1991, e quajti vizitën e saj "një simbol të fortë të përkushtimit të vendosur të SHBA për një Armeni paqësore, të begatë dhe demokratike, si dhe një rajon stabil dhe i sigurt i Kaukazit”.

Kryetari i Parlamentit armen, Alen Simonyan, tha se vizita treditore e zyrtares së lartë amerikane do të luajë rol të madh në garantimin e sigurisë së Armenisë.

Vizita e Pelosi vjen në një kohë kur rajoni, i cili është me rëndësi strategjike për transportimin e hidrokarbureve nga Deti Kaspik, po përballet me konflikte në kufirin midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Më shumë se 200 njerëz janë vrarë në luftimet e fundit midis forcave armene dhe azerbajxhanas, të cilët fajësojnë njëra-tjetrën për konfliktin. Konflikti shpërtheu të martën dhe përfundoi të enjten në mbrëmje me ndërmjetësimin ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat