Bill Gates flet për malarian dhe liron mushkonjat në sallë

Bota

Bill Gates flet për malarian dhe liron mushkonjat në sallë

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 14:09
Bill Gates

Si duket, Bill Gates ka dëshirë të lirojë insekte në audiencë për t’iu dhënë kuptim rreziqeve të sëmundjeve.

Në linkun më poshtë kni videon ku mund të shihni zhurmën e mushkonjave në auditorium:

Lëshimi i mushkonjave në auditorium i themeluesit të ‘Microsoft’ ishte për të paraqitur se frika e tij nga një pandemi vdekjeprurëse e shkaktuar nga mushkonjat është kërcënim më i madh sesa lufta globale.

Ai iu drejtua turmës se nuk është arsye që vetëm njerëzit e varfër duhe të kenë përvojë për t’u mbrojtur nga mushkonjat vrasëse.

Gates, njeriu i pestë më i pasur në botë, gjithashtu siguroi turmën se mushkonjat nuk janë të infektuara.

Ky veprim i Gates nxiti komente dhe reagime të ndryshme, si : “Ky njeri ka luftuar me virusa që kur ka dalë Windows 95”, ”Unë po ashtu isha tmerruar po të isha në audiencë”, “Po më pëlqen se si të gjithë po qeshin dhe apllaudojnë derisa Bill po i lëshon mushkonjat”, …

Gates po përpiqej të sqarojë se si çfardolloj virusi si malaria nuk të prek direkt ty, por publiku megjithatë duhet të brengoset.

Malaria është e tejpërhapur në zonat më të varfëra të botës si në Afrikë, ku ajo vret dy njerëz çdo minutë, shkruan Unilad.

Në vitin 2010, Bill kishte bërë një paraqitje të ngjajshme duke liruar xixëllonjat në sallë si shembull për një zgjidhje të krizës globale energjetike.

Gjithashtu, Gates paralajmëroi se mushkonjat bartëse të sëmundjeve mund të nisin pandemi globale, e cila mund të jetë më e keqe se Ebola dhe SARS.

Nryshimet klimatike në planet po u mundësojnë mushkonjave të shpërndahen nga mjediset e tyre të zakonshme, gjë po shkakon rrezik për miliona njerëz në hemisferën veriore.

Mushkonjat mbysin rreth 830 mijë njerëz në vit, më shumë se çdo kafshë tjetër në planet.

Mbi 440 mijë vdekje në vit atje shkaktohen nga malaria.

Bill dhe ish-gruaja e tij, Melinda kanë përdorur fondacionin e tyre që të fokusohen për shumë vjet në shfarimin e malarias.

Ata i dhuruan 4.6 milion funta në kompaninë Oxitec në vitin 2010, e cila po zhvillonte një koncept të mushkonjave vetshkatërruese. Ata i infektonin mushkonjat femërore, të cilat pickojnë, me gjen trashëgues që nënkupton se pasaardhësi i tyre nuk mund të jetoje jashtë kushteve laboratorike.

Pamjet mund t'i shikoni KETU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat