​Gjermania, Danimarka e Norvegjia do të dërgojnë obus të blinduar sllovakë në Ukrainë

Bota

​Gjermania, Danimarka e Norvegjia do të dërgojnë obus të blinduar sllovakë në Ukrainë

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 17:10
Foto ilustrim

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht njoftoi dërgimin në Ukrainë të 16 obusve vetëlëvizës të blinduara të prodhuara në Sllovaki gjatë vitit të ardhshëm.

Sistemet Zuzana do të prodhohen në Sllovaki dhe do të financohen së bashku me Danimarkën, Norvegjinë dhe Gjermaninë, tha ministrja gjermane pas kthimit nga vizita e saj e parë në Ukrainë që nga fillimi i luftës.

Obusët Zuzana është produkti kryesor i industrisë së mbrojtjes sllovake dhe i vetmi sistem i armëve të rënda të prodhuara në atë vend.

Sipas prodhuesit, ky obus mund të gjuajë të gjitha llojet e municioneve të NATO-s 155 milimetra.

Ministria gjermane vlerësoi vlerën totale të dhurimit në 92 milionë euro, me të tri vendet që e financuan atë në mënyrë të barabartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat