​SHBA: Po dërgojmë më shumë armë në Ukrainë

Bota

​SHBA: Po dërgojmë më shumë armë në Ukrainë

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 19:58
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara do të shpallin një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën në javët e ardhshme.

Këtë e ka konfirmuar Jake Sullivan, këshilltari i sigurisë kombëtare i presidentit amerikan Joe Biden.

"Ne mbetemi të palëkundur në dërgimin e ndihmës për sigurinë në Ukrainë. Së fundmi njoftuam një paketë ndihme ushtarake dhe në javët e ardhshme do të ketë një tjetër. Do të jetë një paketë me përmasa dhe vlerë të ngjashme me atë që kemi dërguar në të kaluarën”, tha Sullivan.

SHBA dërgoi ndihma më të madhe ushtarake në Ukrainë nga të gjithë aleatët. Ishte falë armëve amerikane dhe të tjera perëndimore që Ukraina arriti të çlirojë rajonin e Kharkiv dhe një pjesë të konsiderueshme të rajonit Kherson nga pushtimi rus.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat