Ambasadori rus: Do të ishte e gabuar të prishnim marrëdhëniet me SHBA-në

Bota

Ambasadori rus: Do të ishte e gabuar të prishnim marrëdhëniet me SHBA-në

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 12:56
Anatoly Antonov

Moska beson se do të ishte një vendim i keq për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Kështu ka deklaruar ambasadori rus në SHBA, Anatoly Antonov, sipas agjencisë Tass, duke nënvizuar se edhe pala amerikane nuk ka dëshirë të ndërpresë marrëdhëniet me Moskën.

“Ne mendojmë se kontaktet dhe marrëdhëniet diplomatike nuk duhet të ndërpriten. Besoj se do të ishte një vendim i gabuar.

Për mendimin tim, edhe pala amerikane nuk dëshiron të ndërpresë marrëdhëniet midis dy vendeve”, tha ambasadori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat