Havai: Vullkani më i madh aktiv në botë ka shpërthyer

Bota

Havai: Vullkani më i madh aktiv në botë ka shpërthyer

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së njoftoi sot se vullkani Mauna Loa në Havai, vullkani më i madh aktiv në botë, shpërtheu mbrëmë.

Në njoftimin për shtyp saktësohet se të dielën në mbrëmje ka nisur shpërthimi në kalderë, zgjerimi i kraterit të krijuar në majë të vullkanit.

Në këtë kohë, rrjedhat e llavës janë të kufizuara në zonën poshtë majës së vullkanit dhe nuk kërcënojnë vendbanimet në bazë”, thuhet në deklaratë.

Shërbimi Gjeologjik i Havait njoftoi se helikopterët do të fluturojnë mbi zonën më të gjerë të shpërthimit për të analizuar shpërthimin dhe sasinë e tymit dhe hirit të lëshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat