Frika nga agresioni rus, Finlanda merr më shumë armë nga SHBA: Si fqinj i Rusisë, na duhet të forcojmë mbrojtjen!

Bota

Frika nga agresioni rus, Finlanda merr më shumë armë nga SHBA: Si fqinj i Rusisë, na duhet të forcojmë mbrojtjen!

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 16:27
Ilustrim

Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e një ngarkese të dytë armësh ndaj Finlandës brenda një muaji, duke ndihmuar fqinjin nordik të Rusisë në përpjekjen për të forcuar mbrojtjen për shkak të luftës në Ukrainë.

Lajmi u konfirmua nga autoritetet finlandeze dhe SHBA-të. Me nisjen e agresionit ushtarak rus në Ukrainë, qeveria e Finlandës vendosi të japë 1.7 miliardë euro shtesë (1.77 miliardë dollarë) për blerjet e armëve dhe materialeve të tjera të mbrojtjes vetëm këtë vit.

“Një pjesë shumë e rëndësishme e saj do të shkojë për [blerjet] nga SHBA”- tha këshilltarja qeveritare Iikka Marttila nga Ministria e Mbrojtjes e Finlandës.

DASH tha se shitja e propozuar e raketave taktike AIM 9X Block II, AGM-154 Joint Standoff Weapons, si dhe pajisjeve të lidhura me të për rreth 323.3 milion dollarë, do të përmirësonte aftësitë e armëve ajër-ajër dhe ajër-tokë të Finlandës.

Finlanda ka ndërtuar aftësitë e veta mbrojtëse për dekada, por pasi Rusia filloi “operacionin special ushtarak” në Ukrainë, Finlanda aplikoi për t’u bashkuar me aleancën ushtarake perëndimore NATO në një kthesë të politikës së sigurisë së bashku me Suedinë fqinje.

“Sigurisht që ne theksojmë pozicionin tonë si fqinj i Rusisë dhe kërkojmë të ndikojmë në mënyrën se si mund t’i blejmë ato sa më shpejt të jetë e mundur“- tha për Reuters Marttila, duke shtuar se blerjet e fundit do të miratohen nga ministria në fillim të vitit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat