Analisti ushtarak britanik: Rusët nisin ofensivën e re pas Krishtlindjeve

Bota

Analisti ushtarak britanik: Rusët nisin ofensivën e re pas Krishtlindjeve

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Profesori Michael Clarke, analist i sigurisë dhe mbrojtjes, ka kritikuar strategjinë ushtarake të Rusisë, e cila mbështet në përdorimin e grupeve taktike të batalionit.

Ai pretendon se grupi përbëhet nga rreth 500 apo 600 pjesëtarë të këmbësorisë, artileri dhe inxhinieri, që do të thotë se grupi ka gjithsej rreth 700 persona.

Clarke pretendon se këto grupe të vogla u ofrojnë rusëve fleksibilitet. Megjithatë, pretendon se gjithashtu ato ndoshta nuk janë alternativa më e mirë për të zhvilluar një luftë si ajo që po zhvillohet aktualisht në Ukrainë.

Ai beson se në këtë lloj lufte duhet të përdoren brigada, njësi prej 5 mijë ushtarë me përqendrim më të madh të artilerisë dhe tankeve.

Ai shtoi se vendet perëndimore kanë bërë luftë me grupe më të vogla luftarake në Afganistan dhe Irak, por ai është i bindur se një luftë si kjo në Ukrainë do të duhej të bëhej me brigada.

Ministria britanike e Mbrojtjes, tha se forcat ruse kryesisht kanë ndaluar vendosjen e grupeve taktike të batalioneve.

Clarke supozon se një lëvizje e tillë sugjeron se rusët po braktisin plotësisht konceptin ekzistues, dhe po kalojnë në një strategji më të përshtatshme për luftën.

Ai arrin në përfundimin se rusët do të nisin një ofensivë të re pas Krishtlindjeve, por këtë herë me brigada të mëdha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat