Putin do të vizitojë Ukrainën Lindore “në kohën e duhur”, tha zëdhënësi i Kremlinit

Bota

Putin do të vizitojë Ukrainën Lindore “në kohën e duhur”, tha zëdhënësi i Kremlinit

Nga: A.SH Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 16:19
Dimitry Peskov

Presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë “në kohën e duhur” rajonin e aneksuar të Donbasit në Ukrainën lindore, tha Kremlini për agjencitë ruse të lajmeve, përcjell Bota sot.

“Në kohën e duhur kjo do të ndodhë, sigurisht. Ky është një rajon i Federatës Ruse”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, pa treguar se kur mund të ndodhë kjo.

Në fund të shtatorit, Putini aneksoi zyrtarisht rajonet Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia që ishin pjesërisht të pushtuara nga forcat ruse në Ukrainën lindore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat