​Borrell dënoi sulmet me raketa ruse në qytetet e Ukrainës

Bota

​Borrell dënoi sulmet me raketa ruse në qytetet e Ukrainës

Më: 15 janar 2023 Në ora: 23:15
Josep Borrell

Kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dënoi sot sulmet me raketa ruse ndaj qyteteve të Ukrainës dhe objekteve të infrastrukturës së energjisë elektrike.

“Një sulm tjetër raketor rus goditi qytetet e Ukrainës dje.

Agresioni çnjerëzor i Rusisë synon drejtpërdrejt civilët, përfshirë fëmijët. Nuk do të ketë mosndëshkim për këto krime”, shkroi Borrell në llogarinë e tij në Twitter.

Borrell tha se BE do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën "për aq kohë sa të jetë e nevojshme".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat