SHBA mund të dërgojë tanke Abrams në Ukrainë

Bota

SHBA mund të dërgojë tanke Abrams në Ukrainë

Më: 24 janar 2023 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara duket se po heqin dorë nga kundërshtimi i tyre për dërgimin e tankeve M1 Abrams në Ukrainë dhe një njoftim mund të vijë brenda kësaj jave, kanë thënë zyrtarët amerikanë për reuters.

Zyrtarët, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se nuk ishin në dijeni të një vendimi përfundimtar të SHBA-së për të dërguar Abrams në Ukrainë, një veprim që mund të inkurajojë Gjermaninë.

Ligjvënësit amerikanë i kanë bërë presion qeverisë së tyre që të eksportojë tanke luftarake M1 Abrams në Ukrainë, duke thënë se edhe një numër simbolik do t’i ndihmonte aleatët evropianë ta bënin të njëjtën gjë, raporton skynews.

Ukraina thotë se tanket perëndimore do t’u jepnin trupave të saja më shumë lëvizshmëri dhe mbrojtje përpara një ofensive të re ruse, e cila do të ndodh në të ardhmen e afërt.

Ata gjithashtu mund të ndihmojnë Ukrainën të rimarrë një pjesë të territorit që i ka rënë Rusisë.

Britania e Madhe ka njoftuar se do t’i furnizojë ukrainasit me 14 tanke Challenger 2, ndërsa presidenti francez, Emmanuel Macron nuk e ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të tankeve Leclerc. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat