Polonia e gatshme t’i dërgojë Ukrainës aeroplanët luftarakë F-16

Bota

Polonia e gatshme t’i dërgojë Ukrainës aeroplanët luftarakë F-16

Më: 30 janar 2023 Në ora: 13:06
Foto ilustrim

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki, ka thënë sot se Polonia është e gatshme që Ukrainës t’i dërgojë aeroplanët luftarakë F-16 të prodhuar në SHBA.

“Sa i përket kësaj çështje, do të veprojmë në koordinim me anëtarët e tjerë të NATO-s dhe SHBA-të”, shtoi Morawiecki.

Kujtojmë që çdo herë e më shumë zyrtarë në Pentagon në heshtje po lobojnë për të miratuar dërgimin e aeroplanëve luftarake F1-6 në Ukrainë, për ta ndihmuar të mbrohet nga dronët dhe raketat ruse.

Aeroplanët amerikanë F-16 ishin në krye të listës së dëshirave të autoriteteve ukrainase, që i kërkonin nga fillimi i pushtimit rus në këtë vend.

Por Washingtoni dhe Kievi prioritet deri më tani i kanë dhënë artilerisë, mjeteve të blinduara dhe sistemeve të mbrojtjes kundërajrore, me qëllim që të mund të mbrojnë infrastrukturën civile por edhe të çlirojnë territoret e pushtuara.

E duke marrë parasysh se Ukraina planifikon fillimin e ofensivës së re në pranverë për të çliruar territoret e pushtuara, nga zyra e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes po zhvillohet një fushatë për dërgimin e aeroplanëve luftarakë në Ukrainë, e këtë e kanë konfirmuar për Politico zyrtarët nga kjo zyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat