Nxehen gjakrat mes Kinës dhe ShBA-së, vijojnë përplasjet për shkatërruesin e raketave

Bota

Nxehen gjakrat mes Kinës dhe ShBA-së, vijojnë përplasjet për shkatërruesin e raketave

Më: 24 mars 2023 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Ministria e Mbrojtjes e Kinës njoftoi sot, për të dytën ditë radhazi, se kishte vënë nën vëzhgim shkatërruesin me raketa USS Milius dhe më pas e detyroi të largohej, duke e akuzuar atë për shkelje të ujërave territoriale kineze pranë ishujve Paracel.

“Ne kërkojmë me forcë që SHBA të ndalojë menjëherë këto veprime provokuese, përndryshe do të ketë pasoja të rënda të ngjarjeve të paparashikuara”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Kinës në një deklaratë për shtyp.

Marina amerikane, nga ana e saj, përsëriti se anija po ushtronte të drejtën e saj për “lirinë e lundrimit”.

“Pretendimet ilegale dhe gjithëpërfshirëse (kineze) në Detin e Kinës Jugore përbëjnë një kërcënim serioz për lirinë e deteve, duke përfshirë lirinë e lundrimit dhe fluturimit, për tregtinë e lirë dhe për lirinë e mundësive ekonomike për vendet bregdetare nga Deti i Kinës Jugore”, tha Flota e 7-të në një deklaratë me shkrim të marrë nga agjencia e lajmeve Reuters.

Forcat amerikane po operojnë çdo ditë në Detin e Kinës Jugore, shtoi marina amerikane. Kina pretendon për pjesën më të madhe të Detit të Kinës Jugore, madje edhe brenda Zonave Ekskluzive Ekonomike (ZEE) të shteteve të tjera, duke përfshirë veçanërisht Filipinet. Triliona mallra kalojnë çdo vit nëpër Detin e Kinës Jugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat