“Gati për t’u vendosur në vijën e frontit”: Trupat ukrainase përfundojnë stërvitjen me tanket britanike Challenger

Bota

“Gati për t’u vendosur në vijën e frontit”: Trupat ukrainase përfundojnë stërvitjen me tanket britanike Challenger

Më: 27 mars 2023 Në ora: 16:07
Ukraine

Qeveria britanike ka bërë të ditur se ekuipazhet ukrainase që janë trajnuar për të përdorur tanket Challenger 2 tani janë gati për t’u vendosur në vijën e frontit.

“Ekuipazhet e tankeve ukrainase kanë përfunduar trajnimin për tanket Challenger 2 në Mbretërinë e Bashkuar dhe janë kthyer në shtëpi për të vazhduar luftën e tyre kundër pushtimit të paligjshëm dhe të paprovokuar të Rusisë”, ka thënë Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë.

Ekuipazhet mësuan se si të komandonin, drejtonin dhe “identifikonin në mënyrë efektive objektivat”, citohet të jetë thënë më tej nga ministria e Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas Sekretarit të Mbrojtjes, Ben Wallace, “është vërtet frymëzuese të dëshmosh vendosmërinë e ushtarëve ukrainas që kanë përfunduar stërvitjen e tyre mbi tanket britanike Challenger 2 në tokën britanike”.

“Ata kthehen në atdheun e tyre më të pajisur, por jo me më pak rrezik. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë tyre dhe të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur Ukrainën për aq kohë sa të duhet”, shtoi ai.

Ministria e Mbrojtjes ka postuar një video në Twitter në lidhje me ushtarët ukrainas që mësojnë të drejtojnë tanket Challenger. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat