Anija e fundit me drithë nën marrëveshjen e Detit të Zi lë Ukrainën

Bota

Anija e fundit me drithë nën marrëveshjen e Detit të Zi lë Ukrainën

Më: 17 maj 2023 Në ora: 14:07
Foto ilustrim

Anija e fundit sipas marrëveshjes së Detit të Zi për drithërat ukrainase e ka lëshuar territorin e këtij shteti këtë të mërkurë.

Zëdhënësi i Qendrës së Përbashkët për Koordinim, i ka thënë CNN-it se bisedimet për vazhdimin e saj janë duke vijuar.

Anija e ka lënë postin e Chornomorsk në brigjet e Detit të Zi, duke bartur 30 mijë tonë misër dhe që është nisur në drejtim të Turqisë.

Iniciativa e Detit të Zi për drithin i mundëson Ukrainës që ta eksportojë atë përmes detit. Marrëveshja e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia, është nënshkruar nga Rusia dhe Ukraina në qershorin e vitit të kaluar dhe prej atëherë është vazhduar disa herë.

Marrëveshja skadon të enjten dhe deri më tani nuk është rinovuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat