Më shumë se gjysma e liqeneve të mëdha të botës po thahen

Bota

Më shumë se gjysma e liqeneve të mëdha të botës po thahen

Më: 19 maj 2023 Në ora: 11:56
Ndryshimet klimatike mund të kenë një sërë ndikimesh në liqene

Më shumë se gjysma e liqeneve dhe rezervuarëve më të mëdhenj në botë kanë humbur sasi të konsiderueshme uji gjatë tre dekadave të fundit, kjo për shkak të ndryshimeve klimatike sipas një studimi.

Ndërsa liqenet mbulojnë vetëm rreth 3% të planetit, ata përfshijnë 90% të ujërave të ëmbla dhe janë burime thelbësore të ujit të pijshëm, ujitjes dhe energjisë. Po ashtu ofrojnë habitate jetike për kafshët dhe bimët.

“Tharja e shumë liqeneve është dokumentuar mirë, por shkalla e ndryshimit dhe arsyet janë shqyrtuar më pak”, tha Fangfang Yao, autori kryesor i studimit dhe një studiues në Institutin Kooperativ për Kërkime në Shkenca Mjedisore në Universiteti i Kolorados Boulder.

Ndryshimet klimatike mund të kenë një sërë ndikimesh në liqene. Më e dukshme, tha Yao, “është rritja e avullimit”. Për liqenet në pjesët më të ftohta të botës, ‘zbutja’ e dimrit është një problem në rritje pasi temperaturat më të ngrohta shkrin akullin.

Këto ndryshime mund të kenë efekte negative, duke përfshirë një ulje të cilësisë së ujit, një rritje të lulëzimit toksik të algave dhe një humbje të jetës ujore.

Për sa i përket rezervuarëve, ndërsa gati dy të tretat pësuan humbje të konsiderueshme të ujit, por në përgjithësi pati një rritje neto për shkak të më shumë se 180 rezervuarëve të sapo mbushur, thuhet në raport.

Catherine O’Reilly, profesoreshë e gjeologjisë në Universitetin Shtetëror të Illinois, e cila nuk ishte e përfshirë në studim, tha se ky hulumtim i ri ofron një grup të dhënash afatgjatë të dobishme që ndihmon në identifikimin e rëndësisë relative të faktorëve që nxisin tharjen e liqeneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat