Momenti kur copa e raketës ruse bie në rrugë, nëpër të cilën po kalonin shumë veturave në Kiev

Bota

Momenti kur copa e raketës ruse bie në rrugë, nëpër të cilën po kalonin shumë veturave në Kiev

Më: 29 maj 2023 Në ora: 19:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Ushtria ruse gjatë mbrëmjes së kaluar dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, kanë kryer sulme ajrore mbi Kievin – kryeqytetin e Ukrainës.

Këto sulme po konsiderohen si më të ashprat që nga fillimi i luftës në këtë vend, aty nuk u kursye askush – duke goditur infrastrukturën civile e shumë ndërtesa kolektive e pësuan nga këto sulme.

Një video amatore shfaq momentin kur copëza e një rakete gjigante ruse bie në rrugë, derisa kalonin shumë vetura në të dyja anët e rrugës.

Madje copëza e raketës bie mbi një veturë në lëvizje dhe më pas përfundon në asfalt. Thuhet se ajo ishte shkatërruar pjesërisht në ajër nga mbrojtja kundërajrore e Ukrainës.

Në anën tjetër, qindra mijëra banorë të këtij qyteti iu drejtuan strehimoreve dhe metrove për të shmangur më të keqen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat