Snajperistët ukrainas nga më shumë se një milje eliminojnë me precizitet të paparë ushtarët rusë

Bota

Snajperistët ukrainas nga më shumë se një milje eliminojnë me precizitet të paparë ushtarët rusë

Më: 29 maj 2023 Në ora: 21:04
Ushtar ukrainas

Brigadaa e 79-të e parashutistëve ukrainas kanë treguar pamjet nga tre misione të ndryshme, ku snajperistët ukrainas me precizitet të paparë kanë arritur të neutralizojnë ushtarët rusë në rajonin e Donbasit.

Në video shihen snajperistët ukrainas, që sipas eprorëve të tyre kanë arritur prej më shumë se një milje të godasin me precizitet ushtarët ukrainas.

Lokacionet e sakta të aksioneve ushtarake nuk janë bërë të ditura, por Kievi vazhdimisht thotë se ushtria ruse po pëson humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake.

Madje sipas vlerësimeve të agjencive perëndimore të inteligjencës, rusët kanë humbur mbi 200 mijë ushtarë në luftën në Ukrainë.

Ndryshe rusët sot kanë vazhduar sulmin ajror mbi Kievin, ku si pasojë humbën jetën disa civilë e mijëra tjerë u strehuan nëpër metro e strehimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat