Kievi propozon një zonë të çmilitarizuar në Rusi

Bota

Kievi propozon një zonë të çmilitarizuar në Rusi

Më: 30 maj 2023 Në ora: 09:13
Këshilltari i Presidentit ukrainas, Mikhailo PodoljakFotografi: DW

Kievi propozon për marrëveshjen e pasluftës krijimin e një zone të çmilitarizuar në Rusi.

Çdo marrëveshje e mundshme paqeje me Rusinë duhet të përfshijë një zonë të çmilitarizuar, deklaroi këshilltari i Presidentit ukrainas, Mikhailo Podoljak.

"Tema kryesore e marrëveshjes së pasluftës duhet të jetë vendosja e masave mbrojtëse për të shmangur përsëritjen e agresionit në të ardhmen”, shkroi ai në Twitter.

Podoljaku tha se zona e çmilitarizuarqë propozon Ukraina duhet të jetë brenda territorit të Rusisë dhe të ketë një shtrirje prej rreth 100-120 kilometrash përgjatë kufirit me Ukrainën.

"Për të garantuar siguri të vërtetë për banorët e rajoneve Kharkiv, Hernihiv, Sumi, Zaporizhia, Luhansk dhe Doneck dhe për t'i mbrojtur ata nga granatimet, do të jetë e nevojshme të instalohet një zonë e çmilitarizuar prej 100-120 km në territorin e Belgorodit, Brijanskut, Kurskut dhe Rostovit."

Sipas përfytyrimit të Ukrainës në fazën e parë kjo zonë duhet të jetë nën kontroll të detyrueshëm nga një kontigjent ndërkombëtar./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat