BE-ja dënon sulmin ‘rrëqethës dhe barbar’ të Rusisë ndaj Ukrainës

Bota

BE-ja dënon sulmin ‘rrëqethës dhe barbar’ të Rusisë ndaj Ukrainës

Më: 30 maj 2023 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Zëdhënësi i çështjeve të jashtme të Komisionit Evropian, Peter Stano, dënoi sulmet e fundit ruse në Ukrainë, në të cilat u raportua të paktën një person i vrarë.

“Këto sulme tregojnë edhe një herë se Rusia vazhdon të terrorizojë pa dallim popullsinë civile të Ukrainës në një mënyrë të neveritshme dhe barbare”, tha ai në një konferencë shtypi në Bruksel, raporton BBC.

“Dhe gjithashtu këto sulme janë një përgjigje e qartë e Putinit për të gjithë ata që përpiqen për një proces paqeje. Kjo tregon se Putini nuk është serioz në ndalimin e luftës së tij dhe se dëshiron të vazhdojë përshkallëzimin e tij kundër popullit ukrainas”.

Ukraina thotë se katër persona janë vrarë gjatë ditës së kaluar nga sulmet me drone ruse.

Zyrtarët deklaruan se sistemet e mbrojtjes ajrore shkatërruan shumë nga dronët, por një person u vra kur mbetjet e tyre goditën një ndërtesë banimi në Kiev gjatë natës dhe 34 persona u plagosën, duke përfshirë dy fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat