Pamjet tregojnë se si shkatërrohet një tank rus i tipit T-80

Bota

Pamjet tregojnë se si shkatërrohet një tank rus i tipit T-80

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 23:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Pamjet e shpërndara nga mediumi Nexta tregojnë momentin kur një tank rus u shkatërrua në zonën Kupiansk.

Bazuar në atë që shihet në video tanku rus i tipit T-80 duket se u godit nga një dron kamikaz.

Nuk dihet se kur janë xhiruar këto pamje dhe detaje të tjera nuk janë bërë të ditura.

Ukraina thuhet se ka filluar kundërofensivën e saj të shumëpritur derisa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri sot të ditur se po zhvillohen veprime kundërsulmuese dhe mbrojtëse. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat