Yellen: Bashkëpunimi SHBA-Kinë në luftën kundër ndryshimeve klimatike është kritik

Bota

Yellen: Bashkëpunimi SHBA-Kinë në luftën kundër ndryshimeve klimatike është kritik

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 13:15
Janet Yellen

Bashkëpunimi midis Kinës dhe SHBA-së është kritik nëluftën kundër ndryshimeve klimatike, tha sot Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen, në ditën e dytë të vizitës së saj në Pekin.

“Unë mendoj se bashkëpunimi i vazhdueshëm midis SHBA dhe Kinës në luftën kundër ndryshimeve klimatike është kritik,” tha ajo.

“Si dy emetuesit më të mëdhenj të gazeve serrë në botë dhe investitorët më të mëdhenj në energjinë e rinovueshme, ne të dy kemi një përgjegjësi të përbashkët – dhe aftësi për të udhëhequr rrugën,” tha ajo, duke theksuar një fushë ku Uashingtoni e konsideron kyçe për bashkëpunim, pavarësisht marrëdhëniet e tensionuara dypalëshe.

Vizita e Yellen vjen disa javë pas asaj të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken, teksa administrata Biden kërkon të rivendosë kontaktet e drejtpërdrejta me Pekinin pas tre vitesh izolim pothuajse total të Kinës për shkak të krizës shëndetësore.

“Ndryshimet klimatike janë prioriteti kryesor në listën e sfidave globale dhe SHBA-ja dhe Kina duhet të punojnë së bashku për të adresuar këtë kërcënim ekzistencial”, tha Yellen.

Ministri amerikan tha gjithashtu se “fondet për luftën kundër ndryshimeve klimatike duhet të adresohen në një mënyrë efektive”, duke i bërë thirrje Kinës të mbështesë institucionet shumëpalëshe si Fondi i Gjelbër i Klimës.

Kina pezulloi bisedimet për klimën verën e kaluar në shenjë proteste ndaj një vizite në Tajvan nga ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat