Udhëheqësi i opozitës indiane rikthehet si ligjvënës

Bota

Udhëheqësi i opozitës indiane rikthehet si ligjvënës

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 16:33
Rahul Gandhi

Parlamenti i Indisë ka rikthyer të hënën liderin e lartë të opozitës, Rahul Gandhi, si ligjvënës, tri ditë pasi gjykata e lartë e vendit pezulloi dënimin e tij për talljen me mbiemrin e kryeministrit.

Rikthimi i tij si anëtar i Parlamentit ka të ngjarë të forcojë përpjekjet e opozitës për të goditur qeverinë e Narendra Modit, përpara një mocioni mosbesimi që pritet të ndodh këtë javë, në një kohë kur dhuna vdekjeprurëse etnike ka tronditur shtetin verilindor të Manipurit për më shumë se tre muaj.

Një kritik i ashpër i Modit dhe kundërshtari i tij kryesor në sondazhet e vitit 2024, Gandhi u largua nga Parlamenti, pas akuzës të tij të ngritur në mars./ AP

Gjykata e Lartë ka ndërprerë përkohësisht dënimin e Gandhit përpara se të lëshonte një vendim përfundimtar.

Urdhri i gjykatës do të thotë gjithashtu se Gandhi do të jetë në gjendje të konkurrojë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm, përveç nëse një vendim përfundimtar gjyqësor vendoset kundër tij. Çështja e talljes për të cilën u dënua lideri i opozitës përfshin komentet që Gandhi bëri në një fjalim elektoral të vitit 2019. Gandhi pyeti elektoratin: “Pse të gjithë hajdutët e kanë mbiemrin Modi?”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat