Moskë, dy të plagosur nga rrëzimi i një droni ukrainas

Bota

Moskë, dy të plagosur nga rrëzimi i një droni ukrainas

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 15:49
Moskë

Dy persona u plagosën në Moskë të hënën nga copërat e një droni ukrainas të rrëzuar nga forcat ajrore të Rusisë mbi një shtëpi, tha guvernatori rus i rajonit.

Zyrtarët rusë thanë se Ukraina ndërmori një sulm me dron që kishte në shënjestër rajonet e Moskës dhe Kalugës. Sulmet ajrore pezulluan përkohësisht fluturimet në disa aeroporte ruse, por më vonë ato rifilluan.

Rusia dhe Ukraina kanë përdorur dronë për të goditur njëra-tjetrën dhe shpesh janë shkaktuar dëme në tokë nga rrëzimi i tyre.

Ndërkohë, autoritetet në Kiev thanë të hënën se në rajonin e Kharkivit në Ukrainën lindore po zhvillohen luftime të ashpra, ku forcat ukrainase po zmbrapsin sulmet ruse dhe kanë rimarrë nën kontroll disa territore në lindje gjatë javës së kaluar./VOA

Ushtria ukrainase tha javën e kaluar se forcat ruse, të cilat filluan sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022, po sulmonin zonat pranë Kupianskit, një qytet në rajonin e Kharkivit.

“Situata në zonat rreth Kupianskit është e vështirë. Armiku nuk po heq dorë nga planet për të ecur përpara dhe po dislokon forca shtesë”, tha të hënën në televizionit kombëtar zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes Hanna Maliar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat