Raketat ruse godasin një objekt bujqësor në Odesa

Bota

Raketat ruse godasin një objekt bujqësor në Odesa

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Rusia nisi një sulm të kombinuar me dronë dhe raketa drejt Ukrainës, që pati në cak kryesisht pjesët jugore të rajonit të Odesas, ku edhe ka goditur një objekt bujqësor atje, thanë Forcat Ajrore të Ukrainës në Telegram.

Rusia lëshoi ​​gjashtë dronë Shahed dhe 10 raketa lundrimi, duke shkatërruar gjashtë dronë dhe gjashtë raketa përpara se ta godasin objektivin e tyre, thanë Forcat Ajrore.

Situata në Odesa dhe portet e saj është vëzhguar me kujdes nga tregjet e drithit, pasi Kievi tha të shtunën se dy anije mallrash kanë arritur, duke përdorur një korridor të përkohshëm për të lundruar në portet e Detit të Zi dhe për të ngarkuar grurë për tregjet afrikane dhe aziatike.

Guvernatori i Odesas, Oleh Kiper tha në Telegram se një depo drithërash dhe fusha bujqësore u dëmtuan në distriktin Berezivskiy në pjesën lindore të rajonit, raporton Reuters.

“Fatmirësisht nuk ka pasur viktima”, tha Kiper.

I gjithë territori i Ukrainës ishte nën alarmin e sulmit ajror për disa orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat