Ekspozimi ndaj tymit nga zjarret prek miliarda njerëz në mbarë globin

Bota

Ekspozimi ndaj tymit nga zjarret prek miliarda njerëz në mbarë globin

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Një numër i madh njerëzish në mbarë botën janë të ekspozuar ndaj tymit të zjarrit që ka potencial të dëmtojë shëndetin e njeriut, dhe numri është në rritje, zbulon një studim i ri.

Më shumë se 2 miliardë njerëz janë të ekspozuar të paktën një ditë ndaj tymit të zjarreve që mund të ndikojë shëndetin çdo vit, një shifër që është rritur me pothuajse 7% në dekadën e fundit, sipas një studimi të udhëhequr nga shkencëtarët australianë, raporton Upi.

Për më tepër, çdo person në botë kishte mesatarisht 9.9 ditë ekspozim në vit ndaj tymit të zjarrit, një rritje prej 2% gjatë 10 viteve të fundit, zbuluan studiuesit. Ata thanë gjithashtu se nivelet e ekspozimit në vendet e varfra ishin rreth katër herë më të larta se në vendet me të ardhura të larta.

Zjarret e fundit kanadeze që përhapën tym në të gjithë Amerikën e Veriut theksuan rritjen e ashpërsisë dhe shpeshtësisë së zjarreve për shkak të ndryshimeve klimatike.

E ekspozimi ndaj ndotjes së shkaktuar nga zjarret, mund të ketë ndikime shëndetësore, ku përfshihen rritjet e vdekjeve dhe sëmundjeve, me një përkeqësim global të kushteve të zemrës dhe mushkërive dhe shëndetit mendor.

Sipas studimit, nivelet e ekspozimit të PM2.5 – ndotja e ajrit me grimca të imta – ishin veçanërisht të larta në Afrikën Qendrore, Azinë Juglindore, Amerikën e Jugut dhe Siberi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat