Azerbajxhani arreston ish-udhëheqësin e Nagorno-Karabakhut

Bota

Azerbajxhani arreston ish-udhëheqësin e Nagorno-Karabakhut

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 23:44
Ish-udhëheqësin e Nagorno-Karabakhut

Azerbajxhani ka arrestuar një ish-udhëheqës të Nagorno-Karabakhut teksa po përpiqej të largohej nga enklava për në Armeni, thonë zyrtarët.

I arrestuari Ruben Vardanyan, është një biznesmen që drejtori qeverinë separatiste që nga nëntori 2022 deri në shkurt.

Gruaja e Vardanyan bëri thirrje për mbështetje për të siguruar lirimin e tij të sigurt, raporton BBC.

Rreth 50 mijë armenë etnikë janë larguar tani nga Nagorno-Karabakh, i cili u pushtua nga Azerbajxhani javën e kaluar.

Shërbimi kufitar i Azerbajxhanit tha se Vardanyan ishte dërguar në kryeqytet, Baku, dhe iu dorëzua agjencive të tjera shtetërore.

Ndërsa kaluan kufirin të martën, mijëra armenë etnikë iu nënshtruan kontrolleve rigoroze nga kontrolli kufitar i Azerbajxhanit.

Ndryshe, të martën, Sekretari i Shtetit amerikan, Antony Blinken i kërkoi presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev që të sigurojë mbrojtje të pakushtëzuara dhe liri lëvizjeje për civilët.

Në anën tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u kërkoi gjithashtu të dyja palëve të respektojnë të drejtat e njeriut. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat