Qipro dëbon gazetarin rus, Moska i përgjigjet me protesta

Bota

Qipro dëbon gazetarin rus, Moska i përgjigjet me protesta

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 23:23
Foto ilustrim

Autoritetet qipriote dëbuan një gazetar rus nga Qipro. Gazetari u arrestua në Nikosia të enjten, pasi iu hoq leja e qëndrimit për arsye sigurie. Sipas burimeve diplomatike, referuar mediave greke,  gazetari rus ka bërë rezistencë gjatë arrestimit të tij.

Nga ana tjetër, autoritetet e Qipros ka informuar palën ruse për këtë çështje specifike.

Përfaqësuesi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Theodoros Gotsis, theksoi se Ministria qipriote po ndërmerr veprimet e duhura të parashikuara për çështje të tilla të natyrës së veçantë. Gotsis vuri në dukje se “ekziston një linjë e hapur komunikimi me Federatën Ruse përmes kanalit diplomatik me qëllim zgjidhjen e çështjes në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Ministria e Punëve të Jashtme ruse bëri një marshim proteste drejt ambasadorit të Qipros në Moskë Kypros Giorgalllis, i cili u thirr në ndërtesën qendrore të ministrisë, në shenjë proteste për arrestimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat