Guvernatori: Dy të vrarë nga sulmet ukrainase në Belgorod

Bota

Guvernatori: Dy të vrarë nga sulmet ukrainase në Belgorod

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 17:12
Foto ilustrim

Dy civilë u vranë sot nga një sulm ukrainas në rajonin rus të Belgorodit, tha guvernatori i tij, Vyacheslav Gladkov, në një postim në Telegram.

Sot, fshati Popovka, në rajonin Krasnoyaruz, u bë objektivi i dy sulmeve nga ushtria ukrainase. Për keqardhjen tonë të madhe, një civil u vra,” tha Gladkov.

Pak më vonë ai shtoi se ka ndërruar jetë edhe një e moshuar, e cila ishte plagosur rëndë nga predha.

Një predhë ka rënë në një shtëpi ku ndodheshin dy viktimat.

Në total janë dëmtuar katër shtëpi, si dhe linjat e energjisë elektrike dhe rrjeti i gazit në zonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat