“Për ju është përbindësh, për mua i sëmurë”, flet babai i autorit të masakrës në Australi

Bota

“Për ju është përbindësh, për mua i sëmurë”, flet babai i autorit të masakrës në Australi

Më: 15 prill 2024 Në ora: 12:59
Andrew Cauchi, babai i autorit të masakrës në Sidnei

Autori i masakrës në Australi ku mbetën të vrarë 6 persona në një qendër tregtare në Sidnei kishte probleme të shëndetit mendor. Për herë të parë për mediat australiane ka folur babai i 40-vjeçarit, Andrew Cauchi, i cili thotë se është i shkatërruar nga ngjarja e rëndë.

“Për ju ai është një përbindësh, për mua ai ishte një djalë shumë i sëmurë, më besoni, ai ishte një djalë shumë i sëmurë. Më vjen shumë keq, jam zemërthyer. Kjo ngjarje është aq e tmerrshme sa nuk mund ta shpjegoj. Po përpiqeni që unë të bëj një bisedë inteligjente, por nuk mund ta bëj sepse thjesht jam i shkatërruar. Unë e dua djalin tim, u bëra shërbëtor i djalit tim kur kuptova se ai kishte një sëmundje mendore. Unë u bëra shërbëtor i tij, bëra gjithçka sepse e dua atë djalë.”

5 nga 6 viktimat ishin gra, si dhe shumica e 12 personave që u plagosën gjithashtu në incident dhe kjo është edhe një nga pikat që hetuesit duan të shpjegojnë. 8 persona të plagosur nga sulmi janë ende duke marrë ndihmën mjekësore, disa të tjerë janë në gjendje kritike. 4 të tjerët janë liruar nga spitali.

Image
Joel Cauchi, autori i masakrës në Sidnei të Australisë

Sipas policisë autori mbërriti në Sidnei një muaj më parë dhe kishte marrë me qira një magazinë të vogël ku kishte vendosur disa nga gjërat e tij personale, duke përfshirë një dërrasë sërfi. Ai nuk kishte  një vendbanim të përhershëm, jetonte në makinë dhe në bujtina, ndërkohë që kishte kontakte sporadike me familjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat