Zelensky i kërkon Trumpit ta vizitojë Ukrainën

Bota

Zelensky i kërkon Trumpit ta vizitojë Ukrainën

Më: 14 prill 2025 Në ora: 08:28
Volodymyr Zelenskyy, Trump dhe Putin

Volodymyr Zelenskyy i ka kërkuar Donald Trumpit të vizitojë Ukrainën dhe të shohë vetë shkatërrimin e sjellë nga pushtimi i Rusisë.

“Ju lutemi, përpara çdo lloj vendimi, çdo lloj forme negociatash, ejani të shihni njerëz, civilë, luftëtarë, spitale, kisha, fëmijë të shkatërruar ose të vdekur”, tha Zelensky, shkruan skynews.

“Do ta kuptoni me kë keni marrëveshje.”

Sipas presidentit ukrainas, vetëm kështu Trump “do ta kuptojë atë që bëri Putini”.

Bëhet e ditur se Zelenskyy më parë ftoi JD Vance për të vizituar Ukrainën gjatë vizitës të liderit ukrainas në Shtëpinë e Bardhë në shkurt.

Ndryshe, Trump ende nuk i është përgjigjur ofertës që ai të vizitojë Ukrainën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat